Përgatitja për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe angazhimi në terren me të gjitha strukturat ishte në fokus të mbledhjes së grupit parlamentar. Kryeministri Edi Rama u ka lënë porosi deputetëve që të angazhohen maksimalisht me strukturat vendore.
Rama ka kërkuar që çdo deputet të jetë përgjegjës për zonën e tij dhe ka kërkuar angazhim maksimal për të forcuar platformën ‘Aktivisti’. Në mbledhje drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për sondazhet për kandidatët dhe këshilltarët. Gjithashtu, mësohet se kreu i qeverisë në emrat e kandidatëve për 14 majin ka përmendur emrin e Benet Becit për bashkinë e Shkodrës.
Sa i takon çështjes së hetimit nga SPAK ndaj ish-ministrit dhe deputetit Arben Ahmetaj, Rama nuk e ka cekur aspak si temë. Ndërkaq të enjten pasdite pritet të mblidhet kryesia e PS.