Kuvendi ka miratuar në seancën e djeshme me 102 vota pro me amendamentet e propozuara nga qeveria për ndryshimet në Kodin Rrugor. Ndër ndryshimet kryesore të Kodit Rrugor janë rritja e afatit të rinovimit të lejes së drejtimit të makinave. Tashmë ato do të jenë me afat 15-vjeçar nga 10 që kanë qenë më parë. Rinovimi i patentave me afat 15-vjeçar, ndryshe nga më parë që ka qenë deri për moshën 50 vjeç tani do të ketë të njëjtin afat deri në moshën 70-vjeçare. Gjithashtu është rritur edhe mosha për lejet e drejtimit profesionale të cilat nga 65 vjeç shkojnë deri në 70 vjeç por me afat rinovimi 5-vjeçar.
Disa ndryshime të tjera në Kodin Rrugor janë bërë për lejimin e shpejtësisë në disa akse deri në 130 km/h, por dhe vendosja e disa kufizimeve në shpejtësinë e lejuar për shoferët që sapo marrin lejen e drejtimit. Po kështu janë rritur masat ndëshkimore për shoferët që shkelin Kodin Rrugor.
-Mbajtësit e lejeve të drejtimit të kategorisë B, në 2 vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifik, referuar masësh bosh të mjetit, më të madhe se 55 KW/ton! Për makinat hibrike elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 ton KW/ton, duke përfshirë peshën e baterisë.
Çdo 10 vite deri 50 vjeç Çdo 15 vite deri 70 vjeç
Çdo 5 vite, mbi 50 vjeç Mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë bëhet pas dorëzimit të certifikatës mjekësore
Çdo 3 vite mbi 70 vjeçC1, C1E, C, CE
Çdo 5 vite deri në 65 vjeç Çdo 5 vite, deri 70-vjeç (për personat mbi 65-vjeç vetëm për mjetet deri në 20 ton)
Çdo 2 vite, mbi 65-vjeç
D1, D1E, D dhe DE
Çdo 5 vite deri në 65 vjeç Çdo 5 vite deri në 70-vjeç, për personat mbi 65 vjeç lëshohet vetë, për drejtimin e mjeteve të kategorisë B dhe BE për taksi dhe transport udhëtarësh me mjet 8+1