Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka realizuar një takim me zyrtarin më të lartë të Komisionit Evropian për energjinë në Kiev, Kadri Simson.
Ata diskutuan hapat e mëtejshëm për të garantuar sigurinë energjetike të Ukrainës mes sulmeve të vazhdueshme nga Rusia që kanë rezultuar në dëmtimin serioz të rreth 40% të të gjithë infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Në deklaratën e tij, Zelensky foli për nevojat e Ukrainës për restaurimin e infrastrukturës energjetike dhe i bëri thirrje Komisionit Evropian të mundësojë marrjen e ndihmës nga BE-ja.
Presidenti ukrainas po ashtu vuri në dukje rolin e KE-së në ndihmën e Ukrainës për t’u bashkuar me rrjetin energjetik evropian ENTSO.