Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar gjatë një aksioni të policisë malazeze dhe asaj shqiptare.
Sipas të njëjtave informacione, kokaina ishte e fshehur në thasë me dhé.
Ajo u u zbulua nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi dërgesa mbërriti në Portin e Tivarit.
Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit edhe me autoritetet nga Shqipëria, vlerësuan që ta mbanin nën vëzhgim dërgesën, derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi pikërisht sot.
Sipas informacioneve, janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë, në afërsi të Tiranës, po kontrollohet në një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.