Zbulohet kallëzimi në SPAK dhe objekti i hetimit për ish-Presidentin Ilir Meta.
Ka qenë ish-deputeti Halit Valteri i cili depozitoi në SPAK më 7 qershor një kërkesë për padi ndaj presidentit Ilir Meta për lobim dhe pastrim parash.
Ai deklaroi se paratë e korrupsionit Ilir Meta i ka transferuar për lobim dhe këto prova ia ka vënë në dispozicion një gazetar i huaj.
KALLËZIMI I PLOTË I SPAK:
Tiranë, më 07.06.2022
KALLËZIM PENAL
KALLËZUES: Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë .
KUNDËR:
- Z. Ilir Meta -President i Republikës së Shqipërisë,
- Znj.Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
- Z.Vangjel Tavo – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë,
- Z.Iraklis T. Fidetzis – Administrator ikompanisëDorelita Limited me selinë Qipro.
BAZA LIGJORE:Kodi i Procedurës Penale të RSH: Nenet 25, 75/a, 149, 150, 151, 152, 153 deri 165, 228, 229, 244, 277, 279/a, 280, 281, 283, 287, 304, 331, 390.
Kodi Penal i RSH : Nenet 25, 164/a, 164/b, 180, 181, 248,257/a, 259, 287.
DREJTUAR: Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar