Pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetase kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimi i jashtëm i godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvaneve. Gjithçka përcaktohet në Aktin Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që gjithsesi përjashton nga ky detyrim rrugët e qytetit.
Paralelisht, sipas dokumentit të depozituar në Kuvend, institucioneve shteërore iu ndalohet përdorimi i ajrit të kondicionuar në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit. Gjithashtu, dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike të godinave të tyre, në masen 15 %, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten.
Masa administarive do të jetë 50 mijë lekë dhe do i vendoset titullarit te institucionit, administratorit te shoqerise apo ndermarrjes, qe ka pergjegjesi administrimi pronen perkatese, në rast të mosarritjes së persëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë. Edhe për shkeljen e detyrimin për ndërprejen e ndruçimit në rrugë apo tejkalimit të gradëve të kondicionerit parashikohet gjobitja me 50 mijë lekë e titullarit.
Akti Normativ nuk eshte i zbatueshem per institucionet e ofrimit të sherbimeve shendetesore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale. Ndërkohë që nuk përjashton mundësinë që Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit pergjegjes per energjine, ne varesi te situates të miratojë masa të detyrueshme per t’u zbatuar edhe nga klientët familjarë dhe jofamiljare privatë./Scan