Shtetasit rusë që kishin hyrë në uzinën e armëve në Gramsh do të bënin fotografi në uzinë. Kanë qenë tre persona, dy prej tyre hynë në uzinë, ndërsa një tjetër ka qëndruar jashtë.
Kur ata që kishin hyrë brenda në uzinë u përballën me ushtarët shqiptarë nuk janë bindur, por kanë lëshuar lëndë djegëse, duke i neutralizuar.
Ushtarakët janë dërguar në Spitalin e Traumës, por edhe rusët janë neutralizuar. Mësohet se tre rusët janë shoqëruar nga forcat e armatosura, megjithatë informacionet deri tani janë ende të pakonfirmuar zyrtarisht.
Ministria e Mbrojtjes jep njoftim zyrtar: Shtetasit me pasaporte ruse dhe ukrainase, tentuan te hyjne ne uzinë!
Ministria e Mbrojtjes jep informacion zyrtar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh.
“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”