Mediat greke kanë publikuar të plotë ngjarjen e vrasjes së shqiptarit në Athinë. Ato shkruajnë se 30-vjeçari shqiptar është rrahur barbarisht në qendër të Athinës me shkopinj dhe thika. I riu është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara.
Gjithçka ka nisur të shtunën e kaluar, pasi i riu shqiptar ka folur, nga hoteli ku ndodhej, me të dashurën e njërit prej autoreve që e dhunoi, i cili ishte me origjinë egjiptiane. Më pas shtetasi egjiptian i ka kërkuar 30-vjeçarit të flasin dhe ai ka zbritur në rrugë. Më vonë, kur shqiptari ka qenë duke ecur në sheshin e qytetit është sulmuar nga 3 persona të tjerë që ishin miq të egjiptianit, njëri prej të cilëve e ka goditur me thikë. Ndërkohë pritet arrestimi i autorëve të ngjarjes.