Vladimir (Valmir) Kola është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. Në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët nga Kosova, Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi.
Kened Antoni, 25 vjeçari nga Peja ka shitur automjetin ‘Mercedes Benz’ që u përdor për ekzekutim. Më 24 nëntor, kreu procedurat e shitjes për Gjelosh Krasniqin, 49 vjeçar nga Peja. Po në këtë datë, e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir Kolës i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt.
Pas ekzekutimit, autori e ka braktisur automjetin dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, së bashku me armën e krimit kallashnikov. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për autorin dhe 2 bashkëpunëtorët.