Drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka porositur strukturat e 6 komisariateve të kryeqytetit të evitojnë kur është e mundur arrestimin e personave që njihen si përdorues të lëndëve narkotike.
Ai thekson se ato do duhet të ndjekin një strategji që mbajtja e tyre në kontroll me specialistët e zonave më tepër sesa arrestimi. Ky vendim erdhi duke marrë shkas nga ngjarja e 27-vjeçarit Jani Rrustemaj, i cili përfundoi në gjendje kome në spital pasi u ndalua nga policia për vjedhjen e një tapeti.
Gjatë shoqërimit të këtyre personave, komisariatet janë porositur se duhet të jetë i pranishëm edhe mjeku përkatësm të evidentohet gjendja e të ndaluarit, dhe ti jepet ndihmë në rast se e ka të nevojshme.