Zbardhet akt-ekspertiza mjekoligjore për humbjen e jetës së 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes kirurgjikale të bërë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho. Në dokumente thuhet se shkaku i vdekjes së fëmijës së mitur është mbidoza e narkozës.
Në ekspertizë sqarohet se në trupit e të miturit janë vërejtur disa shpimë mjekësore me ekimoza përreth tyre, të cilat janë pasojë e manipulimeve mjekësore. Mbetja e vjetër e plagës e vërejtur në lëkurën e gjoksit është pasojë e ndërhyrje kirurgjikale. Dhënia e anestezisë ka sjellë mosfunksionim të disa organeve të cilat kanë çuar në vuajtjen qelizore të thellë dhe të parikthyeshme. Mjeku anestezist Roland Xhaxho i cili asistoi në operacionin e 3-vjeçarit rrezikon deri në 2 vite burg dhe mund t’i pezullohet aktiviteti.
Prokuroria ditën e sotme ka kërkuar që të bëhet një akt-ekspertim i dytë. Prindërit kanë deklaruar përpara prokurorisë se djalit i është bërë anestezi totale. Pas përfundimit të procedurave, ata kanë marrë fëmijën dhe janë larguar drejt banesës. Por pas disa orësh, 3-vjeçari është ndjerë keq. Ai është dërguar në urgjencën e spitalit pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë.