Sanitarja, Rozeta Dobi, e cila akuzohet për vjedhjen e një shume prej më shumë se 500 mijë eurosh, është marrë sërish në pyetje nga hetuesit. Ajo pritet të japë sqarime të mëtejshme për shumat e konsiderueshme të parave dhe se kujt i përkisnin. Nga ana tjetër të martën, ish zyrtarja Alda Klosi, pritet t’i komunikohet në QSUT, ku ndodhet e shtruar, edhe masa e sigurisë nga togat e zeza.
Alda Klosi, ka mohuar të gjithë dëshminë e sanitares së saj Rozeta Dobi, ku kjo e fundit e akuzonte se e kanë planifikuar bashkë marrjen e parave nga banesa e saj, por pavarësisht pretendimeve, dëshmia e Alda Klosit, ka qenë jo bindëse për prokurorinë e Tiranës.
Së fundmi janë zbardhur edhe detajet e reja nga dëshmia e sanitares Rozeta Dobi, e cila ka sqaruar për hetuesit se ka nisur punë në vitin 2018 në një banesë të Alda Klosit, që ndodhej në zonën e “Mozaikut” të Tiranës. Dobi ka shpjeguar se në këtë banesë kishte paraë shumë të mëdha parash.
“Nuk i numërova, por ishin shumë para. I mora ato dhe i vendosa në siratrin e komodinës që ndodhej në krevatin ku flinte Alda. Më pas e mora atë në telefon, ku i tregova edhe vendin se ku i kisha futur, ku ajo më falenderoj për veprimin”, tha ajo.
Më tej ajo shton se nga kjo banesë, Alda u largua familjarisht, ku shkoi në banesën e saj të vjetër. Sipas rozeta Dobit në këtë banesë gjatë punës, ku ka qenë duke pastruar dollapet ka konstatuar sërish disa kuti me euro.
“Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i çonte Alda këto para. Këtë konstatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutitë me euro kanë qëndruar aty deri në fund të vitit 2022”, shtoi ajo.
Dobi shton se gjatë mujit dhjetor, Klosi i ka kërkuar që të mbajë në banesën e saj shuma parash pasi kishte frike nga ish bashkshorti i saj sepse e kërcënonte.
“Pranova ta kryeja këtë veprim pasi kisha vite që punoja me të. Alda më tregoi se kasaforten e kishte futur tek dollapet. Shkova atje e mora kasafortën e futa në një çantë dhe e dërgova në shtëpinë time tek “Unaza e re”. Më shoqëroi djali, por ai nuk dinte gjë, veprimet i kam kryer e vetme. Shkova në banesë, e kasafortën e futa në dollap. Nuk kisha dijeni për shumën e parave. Të nesëmen thash t’i sistemoja paratë, ku shumën më të madhe të tyre e futa në tubin e aspirimit”, deklaroi Dobi.
Pas kësaj dëshmie dhe hetimeve të kryera referuar faktit që Klosi ka qenë subjekt i IlDKKPI, dhe nuk i ka deklaruar këto para, ajo u shoqerua në polici dhe u arrestua në flagrancë, për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.
Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-zyrtaren Alda Klosi pritet të zhvillohet ditën e marten. Ish-zyrtarja mbahet ende në spital për shkak të problemeve shendetësore me zemrën.