Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim do të marrë një post me rëndësi në Departamentin e Shtetit.
Burime diplomatike thonë se Kim sapo është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.
Jim O’Brien është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane.
Yuri Kim pritet ta marrë detyrën e rë pas largimit nga Shqipëria. Me përfundimin e mandatit të saj, ambasador i SHBA-ve në Shqipëri do të jetë David Kostelançik.