Në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka folur me tone shumë të ashpra për drejtësinë e vjetër. Ajo ka theksuar se Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe ka ikur koha kur gjyqtarët dhe prokurorët kanë mbushur xhepat e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Yuri Kim ka paralajmëruar se kush kryen krime do të dënohen pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë.
‘Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara, ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur. Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet ë bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë.”, tha Yuri Kim.