Presidenti i Kinës Xi Jinping u nis sot në mëngjes nga Moska pas një udhëtimi dy-ditor në Rusi i përqëndruar në konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe me homologun e tij Vladimir Putin.
Avioni i Xi u nis nga aeroporti i Vnukovos në Moskë pasi një roje ushtarake bëri homazhe dhe u recituan himnet kombëtare të Rusisë dhe Kinës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti. Zyrtarë të rangut të lartë të qeverisë ruse morën pjesë në ceremoni. Gjatë kësaj vizite, Vladimir Putin dhe Xi Jinping vlerësuan hyrjen në një “epokë të re” të marrëdhënieve mes tyre në raport me Perëndimin, ku i bëri thirrje presidentit rus që të mbështesë planin kinez për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, ndërsa akuzoi Kievin për kundërshtimin e tij.
Gjatë vizitës së tij dy-ditore, Xi përmendi pak konfliktin në Ukrainë dhe tha se Kina ka një “pozitë të paanshme.” Nga ana tjetër as nuk dha një mbështetje të drejtpërdrejt për luftën e Putinit në Ukrainë.
Megjithatë, ndërsa Xi u largua nga takimi i tyre, ai i tha Putinit: “Tani po bëhen ndryshime që nuk kishin ndodhur në 100 vjet” “Jam dakord,” tha Putin dhe Xi u përgjigj: “Ju lutem kujdesuni për veten e dashur mik.”
Duke komentuar takimin Xi-Putin, Shtëpia e Bardhë njoftoi se qëndrimi i Kinës nuk është i paanshëm dhe i bëri thirrje Pekinit që t’i bëjë presion Rusisë që të tërhiqet nga territori i Ukrainës për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.