Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mohoi se Shqipëria ka bërë rolin e avokatit të Serbisë, duke dëmtuar interesat e Kosovës.
Teksa foli për situatën e tensionuar për disa javë në veri, ajo deklaroi se Shqipëria mbështet me shumë vendosmëri sundimin e ligjit në veriun e Kosovës.
Ajo dënoi sulmin në Shtërpcë ndaj dy qytetarëve me etni serbe.
Në konferencë për media, ajo po ashtu u zotua që gjatë këtij viti do të thellohet bashkëpunimi me Kosovën me takime ndërqeveritare dhe do të angazhohen për diskutime në Këshillin e Sigurimit për Kosovën.
E pyetur se si është ndihmuar Kosova gjatë vitit të kaluar, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se Shqipëria mbështet me vendosmëri sundimin e ligjit në veri të Kosovës.
Ajo tha se vetëm dialogu është rruga drejt paqes, stabilitetit dhe rrugëtimit evropian.
Xhaçka deklaroi se asnjëherë nuk kanë mbrojtur retorikat nacionaliste të Serbisë, përkundër bashkëpunimit ekonomik në procesin e Ballkanit të hapur.