Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtim në Apel çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Sipas vendimit të nxjerrë nga Gjykata e Lartë, Apeli nuk u ka dhënë një zgjidhje ankesave të palëve për të cilat ka detyrë që t’i zgjidhë dhe të dalë me vendim.
Më tej, Gjykata e Lartë shprehet se ishte dhe mbetet detyrë e Gjykatës së Lartë për të dhënë një vendim në lidhje me çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Kjo do të thotë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë mbetet në fuqi deri kur çështja të rishqyrtohet nga Gjykata e Apelit.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë zhbën vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri. Çështja në Apel është kërkuar që të vlerësohet nga një tjetër trup gjykues sesa herën e parë. Në bazë të vendimit, vula mbetet në dorën e Lulzim Bashës deri në vendimin tjetër të Apelit. Në lidhje me vendimin ka reaguar edhe Lulzim Basha i cili shprehet se ky vendim është një vendim i vonuar i drejtësisë për çështje e PD-së.
‘Partia Demokratike mbetet e bindur që kjo çështje, peng i procedurave juridike do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata që minojnë drejtësinë dhe të tjerët që i tremben forcimit të opozitës’, u shpreh Basha.