Në mediat italiane dhe portugeze ditën e sotme është konfirmuar lajmi se është vrarë me armë zjarri 29-vjeçari Endrit Sinaj. Raportohet se Endrit Sinaj u qëllua me një plumb në bark por ende nuk dihen autorët e vrasjes. Endrit Sinaj është dërguar në spital nga një tjetër shqiptar i cili ka deklaruar se e ka gjetur atë jashtë ambienteve të spitalit të plagosur.
Endrit Sinaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2020 së bashku me katër persona të tjerë ka tentuar të grabiste banesën e Fidel Caushit. 29-vjeçari u arrestua nga Policia e Vlorës për grabitje me dhunë por Gjykata e la në detyrim paraqitje.