Persona të paidentifikuar kanë ekzekutuar me armë zjarri 59-vjeçarin Martin Bardhi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 minuta në hyrje të qytetit të Rrëshenit, përballë me Policinë Rrëshenit.
Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se kishte tentuar të vriste nipin e Kastriot Reçit, Saimir Reçi ndërsa në kërkim u shpall djali i tij Enrik Bardhi, akuzë që nuk u vërtetua dhe ai u la i lirë.