Një 40-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë gjahu në qytetin e Pireut në Greqi.
Mësohet se viktima u qëllua nga një 68-vjeçar. Shqiptari punonte në një parking në qytet.
40-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të rënda.
Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.