Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e mësaj të diele në Kavajë. Mësohet se viktimë ka mbetur Arjan Goda, 48 vjeç.
Ai ka qenë në një lokal në Kavajë me babanë dhe është qëlluar me armë zjarri. Autori ende i paidentifikuar. Ngjarja dyshohet për hakmarrje.
Njoftimi i policisë
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.