Një shqiptar në Itali është vrarë me armë zjarri në Vernante, në zonën e Kueno. Viktima është identifikuar nga policia italiane si Klaudio Myrtaj 34 vjeç. Ai është qëlluar me një plumb në kokë dhe humbi jetën pasi mbërriti në spital. Mediat italiane shkruajnë se autori ka përdorur armë silenciator, pasi nuk është dëgjuar krismë.
Myrtaj u gjet në një punishte zdrukthtarie, ku herë pas here punonte.
Hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Në pyetje është marrë edhe e dashura e 34-vjeçarit. Kamerat e zonës kanë fiksuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes. Autori ka pritur deri sa Myrtaj të dilte nga punishtja për të shkuar të furnizonte traktorin me karburant. Në këtë moment, vrasësi ka qëlluar me pistoletë shqiptarin.
Për këtë arsye hetimet janë kategorizuar si vrasje me paramendim. Klaudio Myrtaj kishte shkuar në Itali 2 vite më parë dhe punonte në ndërtim rrugësh. Ai jetonte jo shumë larg vendit ku mbeti i vrarë. Në komunitet njihej si njeri punëtor dhe i sjellshëm me banorët e zonës.