Një rumune është gjetur e vrarë në banesën e saj në Bolzano ne Itali. Autoritetet kanë shpallur në kërkim burrin e saj shqiptar Avni Meçja.
Alexandra, 35 vjeç jetonte prej disa kohësh në Bolzano dhe punonte si banakiere. Në banesën, policia gjeti trupin e të resë të mbështjellë me një batanije. Lajmi për vrasjen e shtetases rumune erdhi pas një telefonate nga i vëllai i Avni Meçjes. E gjithë dinamika e ngjarjes është e paqartë, ndërkohë që autoritetet italiane vijojnë hetimet.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari Avni Meçja mund të jetë larguar me makinën drejt Shqipërisë dhe kishte marr me vete edhe telefonin e gruas. Gjithashtu ekziston mundësia se shqiptari mund të jetë edhe në Verona ku jetojnë të afërmit e tij. Fqinjët i kanë raportuar policisë për grindje të vazhdueshme të çiftit.