Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në pah nga vrasja e 16-vjeçares në Itali. Nëna e të resë, Tefta Malaj nga spitali thotë se bashkëshorti i saj nuk e vrau gocën se donte ta mbronte atë, por për një tjetër motiv.
Sipas saj, Taulant Malaj e ka ngacmuar seksualisht të bijën 16-vjeçe dhe e vrau pasi ajo nuk e donte më. Në një intervistë televizive për News24, Tefta Malaj thotë se ngjarja nuk ka ndodhur për shkak se burri dyshonte se ajo e tradhtonte. Tefta madje u shpreh se në shtëpinë e tyre ishin instaluar kamera për shkak të veprimit të tij monstruoz ndaj të bijës.
Kishit konflikte atë natë?
Erdhi, doli vonë. Më pas diskutuam pak.
Për çfarë?
Ca gjëra që do t’i them më vonë.
Pasi të zbardhet ngjarja?
Po.
Kamerat sa kohë keni që i keni vendosur?
Një vit.
Ka regjistruar episode të tjera dhune kamera?
Puna është që regjistron një-dy ditë ajo. Doja që të më binin telefonin.
A keni filmuar ju ngjarjen atë natë?
Çdo gjë.
Çfarë doni të thoni për akuzat që ka thënë burri juaj?
Gjithçka kundërshtoj. Gjithçka. Ai është një monstër, që para dy vitesh. Do e kishte bërë që para dy vetesh. Ai do kishte vrarë veten para dy vitesh, me atë që bëri. Ai e mendoi se kështu s’ja mban. Atë që bëri ai dy vite më parë..ska burrë.
Ka bërë veprime të turpshme me vajzën?
Po e ka ngacmuar.
A ke denoncuar?
Jo! Nuk ndodhi një herë apo dy herë. E ka ngacmuar. E ka prekur e ka bërë.
Pse s’e keni denoncuar?
Vajzën se donte më. Ndaj e vrau vajzën. Ai i shkatërroi jetën vajzës, dhe jo vetëm kaq, por e vrau.
Ndaj si fliste më babait?
Jo nuk i fliste.
Pse nuk e denoncoi vajza?
Se denoncoi për arsyen se…nami del i vajzës. Sido që të jetë.
E dinë familjarët tuaj?
Jo! Familjarët e mi kanë ardhur në spital. Djalin e kam lënë atje.
A ishin në dijeni të sherrit tuaj me burrin?
Eh, po!