Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat RENEA kanë vënë në pranga ditën e sotme autorin e vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani.
Autori i vrasjes, Lekë Vuksani është vënë në prangat e policisë 21 orë pasi ndodhi vrasja. Sipas burimeve të policisë ai është gjetur i fshehur shumë afër vendit të krimit. Policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën dyshohet se 34-vjeçari Lekë Vuksani vrau 51-vjeçarin Petrit Vuksani.
Sipas njoftimit të policisë ditën e djeshme, ngjarja ka ndodhur për qiranë pasi autori Lekë Vuksani jetonte me qira në banesën e viktimës Petrit Vuksani. Ky i fundit kishte një muaj që ishte kthyer nga Angli, ku edhe jetonte.