Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg ish-efektivin, Ludian Zaimi i cili vrau kolegun e tij Çaush Saliasi, brenda Komisariatit nr.3 në Tiranë.
Zaimi nuk i duroi dot talljet dhe shakatë që bënte me të Saliasi. Ai qëlloi për vdekje me armën e shërbimit Saliasin te dera e komisariatit.
Ekspertiza mjeko-ligjire është parë e nevojshme pasi në banesën e Zaimit janë gjetur edhe medikamente që përdoreshin për kurim prej tij, për shkak të probleme psikike që kishte shfaqur.