Djali i kryetares së KLP-së, Rei Meta i cili akuzohet se vrau inxhinierin Armando Meshau në Vlorë, është lënë në burg si pasojë e masës së dhënë nga Gjykata.
I riu ka deklaruar përpara Gjykatës se zënka ka nisur për një sipërfaqe toke në Radhimë, ku ai kishte hyrë si sekser për t’i gjetur pronën Meshaut dhe si këmbim ai do të merrte 7 milionë lekë. Por që prej kontratës së nënshkruar në vitin 2020, Rei Meta u shpreh se nuk e ka marrë pjesën e tij dhe për një periudhë prej 7-8 muajsh, viktima Armando Meshau nuk i hapte telefonin. Meta shprehet se i ka kërkuar disa herë Meshaut që të takoheshin për t’u sqaruar por ai nuk ka dalë. Ditën e vrasjes ata u takuan rastësisht në një kancelari në qytetin e Vlorës.
Ekzaktësisht, Rei Meta katër ditë më parë goditi me grusht Armando Meshaun i cili më plas u përplas me orenditë e kancelari ku edhe gjeti vdekjen e menjëhershme. I riu akuzohet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.