Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një lokal në “Don Bosko”.
Nga informacionet paraprake, raportohet për 1 viktimë dhe 3 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth 09:30, teksa viktimë ka mbetur banakierja e lokalit.
Identiteti i të viktimës dhe i të plagosurve nuk dihet ende, teksa të paqarta janë edhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për ta zbardhur të plotë.