70-vjeçari Maliq Marku, autori i vrasjes së fqinjit Shefqet Hasa dhe plagosjes së komshiut tjetër Besim Keça, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës.
Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe viktima dhe i plagosuri tjetër e kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme. Para uniformave blu ai ka konfirmuar debatin që kanë pasur ditën e djeshme sa i përket mosmarrëveshjeve për kanalizimet.
Sipas 70-vjecarit ka kërkuar të sqarohet me fqinjët por situata doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër mori armën në shpi dhe qëlloi ndaj tyre. Sipas tij ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe ka shprehur pendesë për veprimin e kryer. Policia ka bindjen se 70-vjecari Marku ka pasur si qëllim të vrasë të dy komshinjtë.