Një makinë e djegur është gjetur në Gjader dhe dyshohet se është përdorur për vrasjen e 42-vjeçarit Nikolin Lekstakaj në Balldren, në Lezhë.
Në makinë është gjetur një armë zjarri, që mendohet se e kanë përdorur autorët gjatë atentatit.
Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar, sapo doli nga një market.
Pista e parë e dyshimit është se ngjarja mund të lidhet me motive hakmarrjeje, pas vrasjes së Ardian Nikulaj tre muaj më parë.