Sokol Mjacaj është arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit dhe plagosjes së Indrit Shaqes, në ambientet e brendshme të burgut të Peqinit. Mjacaj ka deklaruar se armën e ka pasur brenda qelisë prej një muaji.
Aktualisht janë ndaluar 12 punonjës të burgut, civilë dhe punonjës të policisë së burgjeve, mes tyre edhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha.
Dyshimet janë se Mjacaj ka bashkëpunëtorë të tjerë, pasi arma nuk rezulton të jetë futur me dron.
Mjacaj është shprehur se e ka vrarë Lleshin sepse kishte një sherr me të, pasi nuk e ka pranuar në sektor. Por prokuroria e ka rrëzuar alibinë pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës.
Të ndaluarit për veprën penale “shpërdorim detyre”:
-K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;
-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;
-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;
-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;
-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;
-I. B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-F. M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-F. P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-G. M., 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;
-K. H., 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;
-E. Ç., 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;
-I. D., 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.