39 vjeçari-Briken Sanaj u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Kodrës së Diellit’, në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë, Sanaj ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Burimet policore bëjnë me dije se viktima ishte takuar më herët me disa shokë dhe mësohet se është qëlluar nga një distancë e afërt me kallashnikov nga një makinë ‘Benz’, e cila është gjetur duke u djegur në zonën e ‘Qafë Kasharit’ pranë një biznesi pllakash. Po ashtu brenda automjetit është gjetur edhe arma kallashnikov, me të cilën dyshohet se është qëlluar Briken Sanaj. Në vendin e ngjarjes mësohet se është gjetur 1 gëzhojë, ndërsa është qëlluar me 3 plumba në fytyrë.
Ndërkaq Sanaj, me origjinë nga Lezha njihej si Anton Gjini nga rojet private të ‘Kodrës së Diellit’ dhe kishte më shumë se një vit që jetonte aty.
Policia ngriti pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit apo autorëve të vrasjes. Ndërsa në polici janë shoqëruar disa personave.