Mediat greke kanë zbuluar të kaluarën e errët të 39-vjeçarit që vrau me thikë 41-vjeçaren shqiptare Gjeorgjia Murati. Mësohet se i dyshuari kishte përdhunuar motrën e tij. Ndaj 39-vjeçarit ka gjithsej 45 dosje ndaj tij për kallëzime të ndryshme, përfshirë rrahje, dhunë në familje dhe akuzën për përdhunim së motrës.
39-vjeçari grek dhe shoku i tij 34-vjeçar janë të arrestuar për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare shtatzënë Gjeorgjia Murati. Krimi monstruoz ndodhi në Selanik disa ditë më parë, pasi fillimisht vetë partneri i shqiptares kishte njoftuar autoritetet greke për zhdukjen e saj.
Në dëshminë e tij 39-vjeçari thotë se gjatë natës së Vitit të Ri kishte marrë pilula gjumi për të fjetur dhe kur u zgjua në mëngjes thotë se gruaja nuk ishte në shtëpi. Ai pretendon se shoku i tij, së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, vranë Gjeorgjia Muratin.