Gjykata e Elbasanit vendosi 22 vite burg për Arbër Paplekajn.
Paplekaj u dënua për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prill 2021.
Efektivët e Forcave Shqiponja janë dënuar me 18 muaj burg, ndërsa për dy nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit gjykata vendosi dënimin me 1 vit shërbim prove.