Detaje të reja publikohen nga vrasja e Madrit Ulqinakut dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit. Policia ka siguruar disa filmime nga kamerat e sigurisë që tregojnë të gjithë skenën, që nga nisja e konfliktit e deri tek ekzekutimi i 33-vjeçarit nga i riu Horgito Peqini.
Nga hetimet paraprake duket se sherri nisi thjesht nga një konflikt i çastit, thonë burime pranë policisë. Fillimisht, 3 të rinjtë u përfshinë në një konflikt me 33-vjeçarin Madrit Ulqinaku. Pas debatit, 18-vjeçari Horgito Peqini shkoi në makinën e tij, mori armën tip pistoletë dhe e qëlloi pas shpine Ulqinakun.
Si pasojë e plagëve, 33-vjeçari ndërroi jetë në vend. 3 të rinjtë më pas u larguan me automjet. Një ditë pas ngjarjes (18 gusht), policia arrestoi një prej personave të përfshirë në konflikt, 18-vjeçarin Ejden Dino, ndërsa janë shpallur në kërkim autori Horgito Peqini si dhe Klajdi Sallufi.