Ditën e sotme është konfirmuar se Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes së 39-vjeçarit Briken Sanaj i cili njihej edhe me emrin e fëmijërisë Skerdilajd Sanaj. Sipas burimeve nga uniformat blu, autori i dyshuar i vrasjes është shpallur në kërkim. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet në Belgjikë.
39-vjeçari Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e 30 tetorit pranë banesës së tij tek ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë teksa ishte kthyer nga një dasmë nga Lezha. Hetimet paraprake të policisë janë shtrirë në pistën e hakmarrjes pasi vëllai i 39-vjeçarit, Renato (Anton) Sanaj në vitin 2012 ka plagosur një person në Lezhë.