Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 18-vjeçarin Ensi Maze, i arrestuar në lidhje me vrasjen e të riut Stivën Toshkësi. Ai akuzohet se bashkëpunoi me Aksel Hoxhajn për vrasjen e të riut në Tiranë. Megjithatë Ensi Maze është shprehur se nuk e ka qëlluar viktimën dhe nuk ka bashkëpunuar me Aksel Hoxhajn. Sipas tij ka tentuar t’i ndajë, por sherri ka agravuar.
I riu ka pretenduar se disa muaj më parë viktima Stivën Toshësi e ka dhunuar, teksa shton se motivi ka qenë një vajzë, me të cilën viktima ishte në një lidhje dashurie. Ai ka treguar se Stivën Toshkësi, e akuzonte se i ka ngacmuar të dashurën, por Aksel Hoxhaj e ka mohuar një fakt të tillë. 18-vjeçari thekson se komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë.
Natën e ngjarjes ai thotë se e ka parë rastësisht Stivën Toshkësin, dhe qëllimi ka qenë të bisedonin por pretendon se viktima ka nisur të flas me tone të larta gjë e cila ka agravuar situatën.