Vrasja e një 17-vjeçari në Paris nga ana e një efektivi policie ka shkaktuar protesta të dhunshme në të gjithë qytetin.
Si pasojë e protestave të dhunshme janë djegur disa makina dhe në shenjë indinjate afër stacionit të policisë u hodhën fishekzjarrë. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën pasi sipas tyre protestuesit po bëheshin të dhunshëm.
Nga ajo që raportojnë mediat vendase, efektivi i policisë e vrau të miturin pasi ky i fundit nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, por policia ka dalë në versionin e saj se i riu kishte drejtuar mjetin drejt një patrulle policie pasi donte t’i vriste. Familja e viktimës i ka hedhur poshtë këto akuza.
Efektivi i policisë i cili vrau të riun ndodhen në paraburgim dhe pritet që të përballet me akuzën e vrasjes.