Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Sipas sinoptikanëve, dita e sotme do t’i zhvendosë reshjet në pjesën jugore të vendit për t’i rikthyer ditën e mërkurë në të gjithë territorin.