Për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër. Më pas për pjesën tjetër të ditës mot kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 2 deri 17°C, në zonat e ulëta 3 deri 21°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 21°C.