Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare dhe prezencë të ngricave të forta në akset rrugore verilindje-juglindje.
Mjegull e dendur do jetë prezente në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina deri në 10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.