Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale kthjellimesh, këto kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.
Kjo situatë do të mbetet prezente deri në mëngjes e më pas gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin. Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.