Policia e Elbasanit ka njoftuar ditën e sotme se ka vënë në pranga 4 të miturit të cilët vranë ditën e djeshme me thikë në Gramsh 15-vjeçarin Fatjon Bici.
Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.
Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe shkolla 9-vjeçare ‘Asllan Shahini’ ku ai mësonte duke u shprehur se 15-vjeçari Fatjon Bici nuk ka pasur lidhje me konfliktin e ndodhur. Në konflikt ka qenë i përfshirë një i afërm i 15-vjeçarit dhe ky i fundit është futur në mes tyre për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën.