Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karajn, të akuzuar për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurtdedës në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal. Para Gjykatës e dyshuara Karaj ka mohuar krimin.
Marjeta Karaj, duke mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit, ka thënë se njihej me Kurtdedën, por për shkak të konflikteve marrëdhënia e tyre ishte shkëputur. Ndërkohë, 56-vjeçarja nuk ka preferuar të japë detaje më të hollësishme përsa i përket konfliktit që ka pasur më viktimën. Ndërsa, i arrestuari tjetër, Gazmir Ngota, ka treguar të gjithë kronologjinë se si ka ndodhur ngjarja.