Pas mesnate, deputetët e mazhorancës kanë miratuar projektligjet që prodhuan debate, tensione dhe akuza mes kampeve politike. Studentët e mjekësisë që hyjnë në universitet që nga ky vit do duhet që në përfundim të studimeve të tyre të qëndrojnë me detyrim 5 vite në Shqipëri për të ushtruar profesionin e tyre. Kuvendi e miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim këtë ligj ndërsa studentët e Mjekësisë do duhet të firmosin marrëveshjen.
Debatet qe tensionuan sallën e Kuvendit për kanabisin nuk e ndryshuan vullnetin e mazhorancës për ta miratuar legalizimin për qëllime mjekësore me 69 vota pro, 23 kundër e 3 abstenime. Mandati i kreut të Akademisë së Shkencave u shty me dy vite me ndryshimet e reja ligjore që Kuvendi miratoi duke iu hequr edhe kufizimi i moshës 75 vjeç.