Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Marikaj të Vorës. Policia ka raportuar se ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, rreth orës rreth orës 05:55. Lënda plasëse është vendosur në avllinë e banesës së shtetasit E.M., dhe si pasojë e shpërthimit raportohen vetëm dëme materiale. Forcat e policisë po merren me zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorit.
“Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit E. M., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale”, njoftoi policia.