Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Pas takimit me Ramën, Von der Leyen shkroi në Twitter se diskutoi me kryeminsitrin shqiptar për integrimin e Shqipërisë në BE. Presidentja e KE u shpreh se plani i BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor, do të ofrojë propseritet.
“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam për progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan Ursula von der Leyen.