80 milionë euro do t’i japë Bashkimi Europian, Shqipërisë në formën e granteve për t’u përballur me krizën energjetike. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në Tiranë tha se kjo nuk do të jetë ndihma e vetme, pasi do të ketë fonde të tjera që shkojnë 500 mln euro për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetik, pjesë e së cilës do të jetë edhe vendin ynë.
“Ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Më pas do të ketë mbështetje për sistemin e energjisë. Këtu po flasim 500 mln euro në grante për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetik”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Një shifër e tillë, për kryeministrin Edi Rama nuk është pak, duke thënë se mbulon 1/6 e nevojave të Shqipërisë.