I arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atleteve në Tiranë, pas një muaji në gjendje kome, ka ndërruar jetë 27-vjeçari Jani Rustemi. Lajmi konfirmohet nga bluzat e bardha në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Ai u arrestua më 13 prill nga policia dhe më 14 prill në paraburgimin në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore.
Mjekët pasi konstatuan se në kartelën mjekësore i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike, i dhanë metadon për të stabilizuar gjendjen e tij shëndetësore. Por pas këtij mjekimi ai ra në gjendje kome, ndërsa ishte nëna e tij që akuzoi bluzat e bardha për mjekim të gabuar.
Për rastin është ngritur edhe një hetim për të zbuluar se cilat ishin shkaqet e përkeqësimit të gjendjes së të riut që humbi jetën këtë të shtunë.