Ka vijuar operacioni policior ku u arrestuan nënë e bir në Tiranë pasi kishin vjedhur një banesë në ‘Rrugën e Kosovarëve’. Policia në një njoftim të lëshuar ditën e sotme, ka konfirmuar se gjatë kontrollit në banesën e Rozeta Dobit dhe Havier Dobit janë sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri. Sipas policisë, paratë ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.
Havier Dobi 23-vjeç bashkë më të ëmën vodhën deri në 120 mijë euro (para dhe sende me vlerë) në një banesë në Tiranë, ku e ëma punonte si pastruese.